Ministri britanik bën deklaratën tronditëse: 200 fëmijë azilkërkues janë zhdukur e rrëmbyer, 176 prej tyre janë shqiptarë

Një deklaratë shokuese ka ardhur nga ministri britanik Simon Murray, i cili ka pohuar se 200 fëmijë azilkërkues janë zhdukur, dhe se prej tyre 176 janë me origjinë shqiptare. Këto shifra tha se janë grumbulluar nga korriku i 2021.
Zbulimi vjen pasi “Observer” raportoi se një sinjalizues nga një hotel i “Home Office” në Brighton kishte pohuar se disa fëmijë ishin rrëmbyer në rrugë dhe ishin futur në makina.
Departamenti u paralajmërua nga policia se fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në MB, shumë me varka të vogla, pa prindër apo kujdestarë, do të ishin lehtësisht në shënjestër të rrjeteve kriminale.
Më tej ministri tha se shpreson që autoritet të heqin dorë nga përdorimi i hoteleve për të qënduar në ta fëmijët që janë të pashoqëruar dhe kërkojnë azil.
OJQ-të kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për fëmijët që zhduken nga strehimi dhe kanë ofruar të ndihmojnë “Home Office” për t’i mbajtur ata të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:10 / Vlorë, 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore
21:09 / Vlorë, 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore
21:09 / Skafi pësoi defekt, Policia Kufitare Vlorë shpëton 4 shtetas
20:01 / Fier, u shoqërua nga policia 29-vjeçari me iniciale R.Ç.
20:00 / Fier, goditi 40-vjeçarin me sende të forta, shoqërohet 29-vjeçari
19:14 / Çeki, ish-shefi i ushtrisë Petr Pavel fiton zgjedhjet presidenciale