Home > BOTA

Paralajmërimi i Presidentit Macron: Demokracitë liberale janë në rrezik, përfshirë edhe SHBA-në!

Paralajmërimi i Presidentit Macron: Demokracitë liberale janë

Presidenti Emmanuel Macron ka paralajmëruar një krizë të demokracive, ku sipas tij do të përfshirë edhe SHBA-në.

Në një intervistë për CNN, Macron u shpreh: “Unë e urrej t’u jap leksione njerëzve dhe të them: ‘Jam i shqetësuar për ty’. Por unë besoj se ajo që është në rrezik është ajo që kemi ndërtuar në shekullin e 18-të”.

Udhëheqësi francez paralajmëroi për një krizë globale të “demokracive liberale” perëndimore kur u pyet për tendencën e përhapjes së nacionalizmit, populizmit dhe racizmit në Evropë dhe SHBA.

“Unë mendoj se kemi [një] krizë të madhe të demokracive, të asaj që unë do të quaja demokraci liberale. Le të jemi të qartë për këtë. Pse? Së pari, sepse të qenit shoqëri të hapura dhe demokraci të hapura dhe shumë bashkëpunuese ushtron presion mbi popullin tuaj. Kjo mund të destabilizojë vendin”, tha Macron.

“Dhe kjo është arsyeja pse ne gjithmonë duhet të artikulojmë respektin e vullnetit të njerëzve, referencat e klasës së mesme dhe të gjithë përparimin e bërë nga demokracitë tona duke mirëpritur kultura të ndryshme, duke qenë të hapura dhe bashkëpunuese. Kjo është një çështje ekuilibri,” vazhdoi ai.

“Është e qartë se gjatë viteve të fundit ne kemi pasur një presion në rritje mbi shoqëritë tona dhe jemi në pikën ku, në vendet tona të ndryshme, ka atë që unë do ta quaja një krizë e klasave të mesme”.

Flash News

News24 Livestream