EUROLAB international në panairin “Work and study”Adams:Interes i lartë i të rinjve për t’u punësuar

EUROLAB international në panairin “Work and study”Adams:Interes i lartë i të rinjve për t’u punësuar

Pjesë e panairit 2 ditor ‘Work and study’ në Pallatin e Kongreseve është edhe Kompania Eurolab Internacional Grup.Me qendër në Tiranë dhe zyra në 10 shtete të rajonit është kompania e cila me 30 vite eksperiencë në shitje, distribucion, import/eksport dhe zhvillim tregjesh, i shërben sot mbi 30 milionë konsumatorëve në 10 shtete të Ballkanit Perëndimor dhe Europës, duke siguruar rritje dy-shifrore gjatë 10-vjeçarit të fundit.Drejtor I departamentiti të burimeve njerëzore në Eurolab Nico Adams thotë se në stendën e eurolab në panair interesi I të rinjve për tu punësuar në kmpani ka qënë I lartë.

Sink Nico Adams,drejtor dep.burimeve njerezore EUROLAB-Eurolab eshte kompani distribucioni me mbi 30 vite ne treg qe operon ne 10 shtete. Ne kemi disa nga brandet me premium ne kompanine tone alkoole dhe shume brande te mirenjohura.Ne Ëork and Study jemi per te gjetur talente te reja per kompanine tone.Diten e djeshme kishim me shume studente nderkohe qe diten e sotme ishte nje tjeter grupmoshe qe na vizitoi.Kemi me shume njerez nga universitetet, jemi duke kerkuar per pozicione me background finance, it, ekonomik etjMund te fillosh si nje intership dhe nese ke nje performance te mire ka mundesi rritje dhe zhvillimi deri ne pozicione me te larta.

EUROLAB përfaqëson një nga rrjetet e distribucionit më të fuqishme në Shqipëri dhe rajon ku janë punësuar mbi 400 punonjës. Portofoli i markave përmban mbi 80 marka nga më të njohurat në botë, të preferuara nga segmentet e konsumatorëve premium dhe ato masive. Kompania është prezente në: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Slloveni Greqi dhe Qipro.

 

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizon shitjen e qeskave të nikotinës  ZYN në SHBA

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizon shitjen e qeskave të nikotinës  ZYN në SHBA

ZYN bëhet produkti i parë dhe i vetëm në këtë kategori i autorizuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Vendimi i bazuar në fakte shkencore konfirmon se qeskat e nikotinës ZYN janë një alternative më pak e dëmshme për duhanpirësit e rritur. Ky vendim vjen në momentin kur FDA ka arritur në përfundimin se shitja e këtyre produkteve është në përputhje me parimet e mbrojtjes së shëndetit publik.

Qeskat e  nikotinës ZYN të autorizuara së fundmi nga FDA tregtohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Swedish Match, e cila është pjesë e Philip Morris International që prej vitit 2022. Ky autorizim është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik duke qenë se këto produkte janë një alternativë më e mirë për përdoruesit e rritur të cigareve tradicionale. Pas vlerësimit të fakteve shkencore, FDA deklaroi se ZYN sjell më shumë përfitime sesa risqe në shëndetin e popullatës. Sidomos kur bëhet fjalë për përdoruesit e rritur që lenë përfundimisht duhanin për të kaluar tek produktet ZYN.

Tom Hyers, Presidenti i Swedish Match për Amerikën Veriore u shpreh: ’rreth 45 milionë Amerikanë konusmojnë nikotinë rregullisht, përafërsisht 30 milionë prej tyre pinë duhan, e cila është dhe forma më e dëmshme e konsumit të nikotinës. Vendimi i FDA  njeh rolin që ZYN mund të luajë në mbrojtjen e shëndetit publik duke i ndihmuar njerëzit të lënë cigaren dhe produktet e tjera tradicionale të duhanit.’

Philip Morris International: Drejt një të ardhme pa tym

Philip Morris International (PMI) është një kompani lider ndërkombëtare e duhanit që po punon në mënyrë aktive për të krijuar një të ardhme pa tym dhe po zgjeron portofolin e saj për të përfshirë produkte jashtë sektorëve të duhanit dhe nikotinës në planin afatgjatë. Portofoli aktual i produkteve të kompanisë përbëhet kryesisht nga cigare dhe produkte pa tym. Që nga viti 2008, PMI ka investuar më shumë se 12.5 miliardë dollarë në zhvillimin, kërkimin shkencor dhe promovimin e produkteve novatore pa tym, për përdoruesit e rritur, të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinë duhan. Me synimin për të eliminuar plotësisht shitjet e cigareve.

Kjo parashikon zhvillimin e kapaciteteve shkencore të fjalës së fundit. Veçanërisht në fushat e toksikologjisë sistematike paraklinike, kërkimeve klinike dhe studimeve që kryhen në treg pas dhënies së autorizimit. Në vitin 2022, PMI bleu Swedish Match, prodhuesin më të madh të produkteve të nikotinës orale, duke u bërë kështu lider në kategorinë e produkteve pa tym udhëhequr nga markat IQOS dhe ZYN. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka klasifikuar pajisjet me ngrohje IQOS dhe qeskat e nikotinës – snus nga Swedish Match si produkte duhani me risk të reduktuar. Prej 30 qershorit të 2024, produktet pa tym të PMI janë të disponueshme në 90 tregje dhe PMI vlerëson se 36.5 milionë të rritur në mbarë botën i përdorin ato. Produktet pa tym përbënin afërsisht 38% të të ardhurave totale neto të PMI në nëntë muajt e parë të 2024-ës.

Mbështetur në themele të forta dhe në ekspertizën shkencore, në Shkurt të vitit 2021, PMI ka njoftuar përfshirjen e saj në fushën e mirëqënies dhe kujdesit shëndetësor duke dhënë kontributin e saj me objektiv përmirësimin e jetës.

CCBS vazhdon rrugën e saj të qëndrueshmërisë duke investuar në materiale 100% të ricikluara për paketimet dytësore

CCBS vazhdon rrugën e saj të qëndrueshmërisë duke investuar në materiale 100% të ricikluara për paketimet dytësore


Prej 30 vitesh, Coca-Cola Bottling Shqipëria është partneri i autorizuar për prodhimin, paketimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve Coca-Cola në Shqipëri.

Kompania ka një qasje ambicioze ndaj qëndrueshmërisë duke ndjekur veprime konkrete dhe investime afatgjata me synimin për të arritur Carbon Neutral deri në vitin 2030.

“Ndër iniciativat e ndërmarra – nënvizon Presidenti i CCBS Luca Busi – evolucioni i paketimeve është thelbësor për produktet tona. Ndaj konvertimi i paketimit dytësor (që përfshin paketimin e përdorur për paletat) me plastikë 100% të ricikluar është investimi i rradhës.

Aktualisht, të gjitha ambalazhet plastike dhe alumini i përdorur për formatet tona janë të riciklueshme. Për më teper, ne përdorim PET 100% të ricikluar, rPET, për disa nga shishet e produkteve tona. Tani fokusi ynë do të shtihet edhe në paketimin e jashtëm, i cili nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me produktin, por është i rëndësishëm për transportin dhe ruajtjen e produktit në pikat e shitjes.’’

‘’Ne kemi prezantuar Roadmap për të arritur Carbon Neutral deri në vitin 2030 – shprehet Presidenti Luca Busi. Do të angazhojmë të gjitha burimet tona për të realizuar këtë qëllim në kohë, duke zbatuar veprime konkrete me vlerë të shtuar.”

VIDEOLAJM/ Është një mrekulli Krishtlindjesh? Misioni i Happy-t u krye me sukses, qytetarët surprizohen me dhurata bujare

VIDEOLAJM/ Është një mrekulli Krishtlindjesh? Misioni i Happy-t u krye me sukses, qytetarët surprizohen me dhurata bujare

Vini re, vini re! Operacioni “Surpriza në çdo kthesë” nga Maskota Happy ia doli të surprizojë qytetarët dhe të anëtarësojë më shumë se 500 mijë përdorues të lumtur në programin e besnikërisë.

Për t’iu shprehur mirënjohjen e thellë për këtë vlerësim kaq të madh, që kaq shumë përdorues janë anëtarë të Happy-t, kam zgjedhur që këtë fundvit të surprizoj qytetarë në autobusin “Green Line”. Nga aty, kalimtarë rastësorë më njohin dhe bëhen pjesë e këtij akordi besnikërie mes meje – një maskotë gjigante – dhe teje, një besnik që do të shpërblehet.

Është e vërtetë, kështu funksionon. Happy bën hapa të thjeshtë dhe të sigurt. Gjithçka nis kur ti klikon në këtë link. E plotëson shpejt me të dhënat e tua dhe pastaj kupton botën time të lumtur. Procedurë “tak-fak”: ti klikon dhe shpërblehesh!

Pak suspancë…

Tani, për të ndalur dhe për të zbuluar një mundësi që nuk mund ta humbni! Po për ju, që jeni pjesë e botës Happy çdo ditë, tani ka një arsye edhe më të madhe për të buzëqeshur:

Oferta speciale për Happy Premium!

Këtë fundvit mund të bëheni pjesë e programit Premium për vetëm 2,500 lekë në vit, nga 3,000 lekë në vit që ishte më parë! Po, po! Një mundësi fantastike për t’u shpërblyer. Bëhuni pjesë e një programi që ju ofron atë që s’prisni.

Po çfarë është Happy Premium dhe pse duhet të bëhesh pjesë?

Happy Premium është niveli më i avancuar i programit tonë të besnikërisë, i krijuar për ata që kërkojnë edhe më shumë përfitime ekskluzive dhe shpërblime. Duke u bërë pjesë e Happy Premium:

  • Përfiton kupona dhe oferta ekskluzive vetëm për anëtarët Premium.

  • Merr pjesë në surpriza dhe aktivitete speciale, të projektuara për më të përkushtuarit tanë.

  • Fiton shpërblime më të mëdha dhe me vlerë për çdo blerje që bën.

Si të konvertohesh në Premium? Ndiq videon dhe bëj ‘upgrade’ në lumturi!

Klik Ekspo Group: 30 vjet simbol i biznesit vendas! CCBS nderohet me çmimin ‘30 Vjet Kontribut në Shqipëri’!

Klik Ekspo Group: 30 vjet simbol i biznesit vendas! CCBS nderohet me çmimin ‘30 Vjet Kontribut në Shqipëri’!


Në kuadër të 30-vjetorit të saj, Klik Ekspo Group na çon në një udhëtim historik që nisi në vitin 1994. Si pionier i industrisë së ekspozitave në Shqipëri, Klik Ekspo Group hap dyert e vendit për sipërmarrës dhe investitorë ndërkombëtarë, duke e kthyer Panairin Ndërkombëtar të Tiranës në një simbol të identitetit të biznesit shqiptar.
Këtë vit, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës hapi siparin në datën 6 Nëntor me një konferencë të përbashkët diskutimi rajonal për t’I lënë vendin cermonisë hapëse të 30-vjetorit.

Përgjatë ditëve të panairit, i cili vazhdon deri në datën 9 Nëntor, do të ketë një larmi aktivitetesh që nga pavijonet e ndryshme, aktivitetet e frymëzuara nga TED Talks, si dhe shfaqje artistike dhe kulinarie.
Një nga pikat kulmore në ditën e parë të panairit, më 6 nëntor ishte një nderim i veçantë për Coca-Cola Bottling Shqipëria. E pranishme në vend që nga viti 1994, CCBS ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duke krijuar mundësi punësimi dhe duke përfaqësuar një markë globale me një impakt të fortë lokal. Gjatë ceremonisë, CCBS u vlerësua me çmimin “30 Vjet Kontribut në Shqipëri” për ndikimin social dhe ekonomik në vend gjatë tre dekadave.
E pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme ishte Sara Fani, Zëvendës Presidente e Coca-Cola Bottling Shqipëria. Nisur nga vlerësimi, Fani foli për vizionin e CCBS-së dhe vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me sektorin e biznesit.
“Ashtu si Klik Ekspo Group, edhe CCBS filloi aktivitetet e saj tregtare në Shqipëri tre dekada më parë, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm që vijon edhe sot. Jam e nderuar të përfaqësoj Coca-Cola Bottling Shqipëria dhe ju falënderoj për njohjen e partneritetit tonë në biznes. Gjatë këtyre 30 vjetëve, CCBS ka zhvilluar aktivitetet e saj dhe ka krijuar mundësi punësimi ndërsa ekonomia shqiptare ka ndjekur rrugën e saj drejt zhvillimit. Kemi punuar për të krijuar një markë globale me rrënjë lokale, me një angazhim të fortë për qëndrueshmërinë dhe një rrugë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030.”- tha Fani.


 

Një mesazh i fortë për gjithëpërfshirjen:  Special Olympics Albania në Maratonën e Tiranës me Coca-Cola!

Një mesazh i fortë për gjithëpërfshirjen: Special Olympics Albania në Maratonën e Tiranës me Coca-Cola!

Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, u përmbyll më 20 tetor. Ngjarja tërhoqi më shumë se 4000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të tjera, me mesazhin gjithëpërfshirës për të dalë në pistën e vrapimit dhe për t’ju bashkuar pasionit për sportin. Mes mijëra vrapuesve, eventi pati një moment të veçantë me pjesëmarrjen e atletëve të Special Olympics Albania në kategorinë Special Fun Run më 19 tetor.

Drejtori Kombëtar i Special Olympics Albania, Landi Hysi,  komentoi mbi vlerën e kësaj pjesëmarrjeje, që shkon përtej vetë garës.

“Ky është një moment i veçantë për ne, për atletët e Special Olympics Albania, për familjet dhe miqtë e tyre, që të jenë pjesë e këtij manifestimi. Është një dëshmi konkrete se si sporti mund të ndërtohet hap pas hapi, me vepra të thjeshta, ku së bashku ‘shkrijmë’ barrierat për atletët me aftësi të kufizuara intelektuale dhe me një grup të mrekullueshëm që na bën krenarë me përkushtimin dhe guximin e tyre.

Special Olympics Albania është e vetmja organizatë sportive në Shqipëri që u dedikohet personave me aftësi të kufizuara intelektuale, duke u angazhuar të vendosë sportistët në qendër të çdo aktiviteti, si drejtues dhe përfitues të drejtpërdrejtë.

Jemi mirënjohës për mbështetjen e Coca-Cola, e cila gjithmonë ka besuar në ndikimin transformues të sportit në jetën e njerëzve. ” tha Hysi.

Atletët e Special Olympics, si pjesë aktive e Maratonës së bashku me atletë të tjerë dhe entuziastë të vrapimit, përfaqësuan në zemër të Tiranës dëshirën për t’u bashkuar dhe për të kapërcyer çdo margjinalizim.

Atletët e Special Olympics Albania morën pjesë së fundmi edhe në Lojërat Botërore Special Olympics 2023 në Berlin, ku për herë të parë vendi ynë u përfaqësua me 10 atletë që garuan në sporte si noti, peshëngritja, atletika dhe basketbolli, duke siguruar një medalje të artë, dy medalje argjendi dhe dy medalje bronzi. Edhe në këtë rast, Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), që prej 30 vitesh prodhon dhe shpërndan produktet e Coca-Cola Company në vend, ishte pranë Special Olympics Albania, atletëve dhe stafit të saj.

Partneriteti i bashkëpunimit mes Special Olympics dhe Coca-Cola Company, si partner themelues dhe sponsor global, daton që nga viti 1968, që është edhe fillimi i organizatës. Ky marrëveshje u rinovua qershorin e kaluar për tetë vjet deri në vitin 2031, duke shënuar rinovimin më të gjatë në historinë e partneriteteve.

Kjo është një dëshmi e besimit të sistemit Coca-Cola, në të gjithë botën, në misionin e Special Olympics për të treguar potencialin e pakufizuar të individëve me aftësi intelektuale të kufizuara dhe për të festuar fuqinë e bashkimit që dhuron sporti. Coca-Cola mbështet programet, atletët dhe eventet e Special Olympics përmes donacioneve monetare por edhe në natyrë, vullnetarizm dhe nismat për rritjen e ndërgjegjësimit dhe është krenare që e bën këtë edhe në Shqipëri.