Raiffeisen Bank feston 20 vite rrugëtim suksesi dhe novacioni në Shqipëri
Banka me shtrirjen më të madhe në Shqipëri dhe shërbime digjitale novatore
Mbështetje për qindra biznese që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit
Angazhim i vazhdueshëm për zhvillim të qëndrueshëm dhe edukim financiar
Raiffeisen Bank, një nga institucionet financiare kryesore në Shqipëri, festoi 20-vjetorin e saj ne një mbrëmje Gala me 25 shtator me prezencën e klientëve, miqve dhe të ftuarve të tjerë, duke shënuar dy dekada shërbimi të përkushtuar, inovacioni dhe mbështetje për rritjen financiare të vendit.
Në këtë mbrëmje gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre Znj. Marie-Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International
dhe Kryetare e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri; z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, z. Gent Sejko, Guvernator i Bankes se Shqipërisë, si dhe personalitete të tjera të institucioneve publike e financiare në vend, sipërmarrjeve të ndryshme në Shqipëri, përfaqësues të mediave, etj.