Home > Lajmet

“Alibeaj i shërben hapur Ramës”, Biberaj: Përjashtimi i deputetëve nga grupi, s’është tagër e tij. Ky regjim përmbyset me mosbindje civile

“Alibeaj i shërben hapur Ramës”, Biberaj: Përjashtimi

Në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço po diskutohet në lidhje me situatën politike në vend dhe situatën brenda PD-së me përjashtimin e katër deputetëve nga Enkelejd Alibeaj nga grupi parlamentar.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj, ka deklaruar se Alibeaj i shërben hapur kryeministrit Edi Rama dhe se kjo është e turpshme pas 10 vitesh keqqeverisje.

Ai ka shtuar se përmbysja e regjimit të Ramës nuk mund të arrihet me lule e qirinj, por me protesta me mosbindje civile, ashtu siç veprohet në Europë apo SHBA.

Situata nuk është e mirë dhe kjo nuk është normale. Kjo është hera e pare që kryetari i grupit shkarkon deputetë nga grupi sepse nuk është tagër e tij. Ai është deputet si gjithë të tjerët. në 32 vite është hera e parë që ndodh. Alibeaj nuk ka mandat për ta bërë një gjë të tillë, plus nuk kemi luksin ta bëmë një lëvizje të tillë. nuk kemi luksin të përjashtomë asnjë qytetar për tu marrë votën e jo më deputetë kur jemi në opozitë dhe jemi pak në Parlament.

Nuk kemi luksin [për të dalë me dy kandidatë, do ishte në shërbim të kësaj mazhorancë të degraduar në korrupsion. Ato vijojnë të vjedhin dhe të poshtërojnë këtë popull 24 orë. Përgjegjësia më e madhe është e Berishës të bashkojë PD ka eksperiencën, le të gjejë mënyrën.

Duhet të dalim me një kandidat që të rrisim shanset për fitore. ka 4 vite që qeverisin të vetëm për shkak të gabimeve të Bashës.

Është një moment për të kthyer pluralizmin në nivel lokal.

Alibeaj është produkt i Berishës, e mori nga rruga edhe i dha poste. Alibeaj nuk ka asnjë betejë elektorale të fituar, është më pak i votuari brenda PD.


Lëvizje për të shpëtuar karrigen e tij?

Nëse ka lëvizje për të mbledhur firma kundër tij ka bërë një kundërlëvizje për të mbrojtur karrigen. Alibeaj i shërben hapur Ramës, është e turpshme pas 10 viteve keqqeverisje, edhe nëse ke probleme me Berishën, me lidershipin, por duhet të mendosh demokratin e persekutuar dhe shqiptarët që po braktisin vendin.

Moment reflektimi e për ti kërkuar falje demokratëve që i lamë në dorë të një bande të tillë. Rama mund të dojë të rrijë edhe 20 vjet nëse e lëmë. Rama nuk përmbyset me lule e qirinj, me mosbindje civile siç bëjnë europanët dhe amerikanët. Blloko gjithçka për 5 ditë dhe Rama ikën vetë. Nuk përmbyset regjimi në çadra.

Flash News

News24 Livestream