Home > Lajmet

“Njerëz dhe Fate sfida e jetës sime”, Arben Derhemi zbulon në “Dola te Ola” aktorët e serialit me 15 seri të reja

“Njerëz dhe Fate sfida e jetës sime”, Arben Derhemi zbulon

Aktori i njohur Arben Derhemi ishte i ftuari i parë në programin “Dola te Ola” këtë të diel. Gjatë bisedës teksa aktori foli për jetën e tij profesionale, nuk mund të mos përmendej seriali aq shumë i dashur dhe i kërkuar “Njerëz dhe Fate”. Lajmi se ky serial do të rikthehej me seri të reja padyshim gëzon të gjithë artdashësit.

Në “Dola te Ola” Arben Derhemi e cilësoi “Njerëz dhe Fate” si sfidën e jetës së tij. “Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai. Arbeni, i cili ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate” tha se dhe vazhdimi, sikurse pritet, do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.
Ai zbuloi se kasti i aktorëve do të jetë 80% i atyre që kanë qenë, duke filluar nga vetë ai, Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri, “Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.
Arbeni zbuloi se si fillim do të ketë 15 seri, pasi është një punë e madhe dhe duhet shumë investim, “Është një staf prej 45 vetësh, të cilët për rreth dy muaj e gjysmë do të spostohen në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës” .
Flori tha gjithashtu se aktorja Arta Muçaj, që luante personazhin e Didit, do të jetë gjithashtu në serial, por do të ketë edhe personazhe të tjera që do të jenë në krah të tij.

Flash News

News24 Livestream