Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, u përmbyll më 20 tetor. Ngjarja tërhoqi më shumë se 4000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të tjera, me mesazhin gjithëpërfshirës për të dalë në pistën e vrapimit dhe për t’ju bashkuar pasionit për sportin. Mes mijëra vrapuesve, eventi pati një moment të veçantë me pjesëmarrjen e atletëve të Special Olympics Albania në kategorinë Special Fun Run më 19 tetor.
Drejtori Kombëtar i Special Olympics Albania, Landi Hysi, komentoi mbi vlerën e kësaj pjesëmarrjeje, që shkon përtej vetë garës.
“Ky është një moment i veçantë për ne, për atletët e Special Olympics Albania, për familjet dhe miqtë e tyre, që të jenë pjesë e këtij manifestimi. Është një dëshmi konkrete se si sporti mund të ndërtohet hap pas hapi, me vepra të thjeshta, ku së bashku ‘shkrijmë’ barrierat për atletët me aftësi të kufizuara intelektuale dhe me një grup të mrekullueshëm që na bën krenarë me përkushtimin dhe guximin e tyre.
Special Olympics Albania është e vetmja organizatë sportive në Shqipëri që u dedikohet personave me aftësi të kufizuara intelektuale, duke u angazhuar të vendosë sportistët në qendër të çdo aktiviteti, si drejtues dhe përfitues të drejtpërdrejtë.
Jemi mirënjohës për mbështetjen e Coca-Cola, e cila gjithmonë ka besuar në ndikimin transformues të sportit në jetën e njerëzve. ” tha Hysi.
Atletët e Special Olympics, si pjesë aktive e Maratonës së bashku me atletë të tjerë dhe entuziastë të vrapimit, përfaqësuan në zemër të Tiranës dëshirën për t’u bashkuar dhe për të kapërcyer çdo margjinalizim.
Atletët e Special Olympics Albania morën pjesë së fundmi edhe në Lojërat Botërore Special Olympics 2023 në Berlin, ku për herë të parë vendi ynë u përfaqësua me 10 atletë që garuan në sporte si noti, peshëngritja, atletika dhe basketbolli, duke siguruar një medalje të artë, dy medalje argjendi dhe dy medalje bronzi. Edhe në këtë rast, Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), që prej 30 vitesh prodhon dhe shpërndan produktet e Coca-Cola Company në vend, ishte pranë Special Olympics Albania, atletëve dhe stafit të saj.
Partneriteti i bashkëpunimit mes Special Olympics dhe Coca-Cola Company, si partner themelues dhe sponsor global, daton që nga viti 1968, që është edhe fillimi i organizatës. Ky marrëveshje u rinovua qershorin e kaluar për tetë vjet deri në vitin 2031, duke shënuar rinovimin më të gjatë në historinë e partneriteteve.
Kjo është një dëshmi e besimit të sistemit Coca-Cola, në të gjithë botën, në misionin e Special Olympics për të treguar potencialin e pakufizuar të individëve me aftësi intelektuale të kufizuara dhe për të festuar fuqinë e bashkimit që dhuron sporti. Coca-Cola mbështet programet, atletët dhe eventet e Special Olympics përmes donacioneve monetare por edhe në natyrë, vullnetarizm dhe nismat për rritjen e ndërgjegjësimit dhe është krenare që e bën këtë edhe në Shqipëri.