Home > RAJONI

“Bad Boys”/Groposnin kavanoza me kokainë dhe drejtonin trafikun nga burgu, shpërbëhet rrjeti i familjes shqiptare në Itali

 

“Bad Boys”/Groposnin kavanoza me kokainë dhe drejtonin trafikun

 

Një operacion i Policisë në Itali pranë zonës së Astit ka ndaluar veprimtarinë e një rrjeti kriminal të shpërndarjes së drogës që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë.

Prokuroria vendosi për anëtarët e grupit 4 arreste me burg, ndaj katër shtetasve shqiptarë të moshave 20 deri në 36 vjeç, ndërsa 8 persona të tjerë iu nënshtruan masës së sigurimit me detyrim paraqitje.

Fitimet e vlerësuara të grupit janë rreth 2 milionë euro. Gjatë hetimeve u gjetën 1.2 kg kokainë e pastër, teksa mendohet se mund të merreshin mbi 21,000 doza kokaine nga kjo sasi, të cilën për ta fshehur e groposnin nëntokë në kavanoza.

Hetimet e policisë kanë zgjatur rreth 2 vite dhe nisën si pasojë e disa raportimeve të marra për trafikim të vazhdueshëm të lëndëve narkotike pranë zonës së Astit në Itali.

Sipas hetimeve dy vëllezër, 35 dhe 36 vjeç, bashkëshortet e tyre dhe dy kunetër të gjithë më kombësi shqiptare i ishin përkushtuar veprimtarisë së fshehjes dhe furnizimit me kokainë. Këta të fundit furnizonin nipin dhe 20-vjeçarë të tjerë me një hektogram dhe të cilin e shpërndanin në sheshet mes Astit, Albës dhe Bra.

Të ardhurat nga shitja u jepeshin më pas dy vëllezërve, të cilët drejtonin efektivisht grupin kriminal. Njëri prej këtyre vëllezërve mundi të menaxhonte gjithçka edhe nga burgu i Cuneos, ku ishte fillimisht dhe më pas nga shtëpia, ku i ishte nënshtruar arrestit shtëpiak.

Flash News

News24 Livestream