Home > Real Story Lajmet

Minxhozi: Nuk ka tentativë për bashkëpunim. Bardhi: Boll jemi marrë me hallet personale të Berishës! Ja pse u shkarkua Noka

Minxhozi: Nuk ka tentativë për bashkëpunim. Bardhi: Boll jemi

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se do të ishte qesharake nëse do të shkonin në zyrën e Palokës me një grup përfaqësuesish për verifikimin e firmave duke humbur serioziteti i procesit.

Bardhi ka se Basha ka bërë gabim që nuk e ka thënë që për 3 muaj kur përpiqeshim për bisedime Baerisha ka thënë se nuk i interesonte PD-ja.

Nga ana tjetër analisti Skënder Minxhozi u shpreh se kjo situatë po e ccan partinë e cila është shkatërruar nga dualzimi Basha-Berisha.

Bardhi: “Do ta kthente në qesharake një proces verifikimi që vetëm pse e kërkon Berisha. Nëse në një mëngjes Paloka shkon në zyrën e  Berishës dhe i thotë se do ndiqet kjo procedurë dhe ti shkon edhe e propozon, atëherë do humbte serioziteti. Ne nuk e duam njëri-tjetrin të gjithë por na mbajnë bashkë rregullat. Detyra për të përgatitur mandatet është e sekretariatit. ¼ kanë të drejtën të kërkojnë thirrjen e Kuvendit. Vendimin për thirrjen e tij organizimin e struktuarave e merr kryesia e partisë apo Këshilli Kombëtar. Prandaj kam dalë bëni publike firmat.

Minxhozi: “Kanë qenë 2 bashkëpunëtorë për 8 vite dhe mos të ketë një tentativë për të gjetur një zgjidhje? E keni hedhur vetëm në media. A ka negociata pas perdeve? Nuk sinjalizohet asnjë lloj tentative

Bardhi: “Noka është shkarkuar se në çdo mbledhje të kryesisë së Grupit Parlamentar Noka mbante peng me një axhendë të përgatitur për baltosjen e kryetarit.  Vjen në mbledhje dhe merr peng 15 anëtarë të grupit edhe diskuton vetëm për Berishën dhe kemi bërë gjithçka për të mos i fryrë zjarrit. Kemi bërë çdo gjë që Berisha të qetësohej dhe të mos mendonte vetem për interesin e tij personal. Berisha po tregon që nuk i intereson PD.

Minxhozi: Partia është çarë dhe ju nuk keni bërë mjaftueshëm. Keni pritur dhe jeni munduar mos ta bënit çështje. Problemi është se tani po çahet partia. PD defakto është çarë.

Bardhi: “Berisha nuk ka interes për ta zgjidhur këtë çështje. Berisha ka interes për të vazhduar një tollovi për shkak të interesave të tij. Boll më! Jemi marrë më hallet e tij personale. Basha ka bërë gabim që nuk e ka thënë se ka thënë për 3 muaj se nuk i interesonte PD-ja. Duhej ta thoshte këtë, por po e them unë sonte se kam qenë dëshmitar.

Minxhozi: PD-ja nga 2013 është viktimë e një rotacioni të pambyllur. Dualizmi e shklatërroi partinë. Ju u ndjetë komod dhe nuk folët. Sikur Berisha mos ishte non grata Berisha do ishte më i miri në botë.

Bardhi: Ne nuk fshijmë historinë.

Minxhozi: Që ai ka hall personal nuk diskutohet.

Flash News

News24 Livestream