Home > Real Story Lajmet

"Përjashtimi i ish-kryeministrit se thanë amerikanët", Lubonja: Si mund të besoj se Basha me vendime të tilla nuk është një Berishë numër dy

"Përjashtimi i ish-kryeministrit se thanë amerikanët",

Analisti, Fatos Lubonja në emisionin “RealStory” foli për  situatën e brendshme të Partisë Demokratike dhe përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Lubonja tha se është harruar fakti i shpalljes non-grata nga SHBA ndaj Berishës, ndërsa shtoi se nëse Partia Demokratike synonte të largonte ish-kryeministrin Sali Berisha atëherë do të duhej të besonte tek kjo kauzë, të mblidhte prova , fakte dhe ti pasuronte ato.

“Në të gjithë këtë debat harrohet motivacioni se përse Sali Berisha është shpallur non-grat nga SHBA që duhet të ishte objekt i vërtetë për debat. Motivacioni është korrupsioni i nivelit të lartë. Vetëm për korrupsionin në PD dhe në Shqipëri nuk po flitet në këtë debat. Nëse PD do të largonte Sali Berishën duhet ta largonte duke besuar tek kjo akuzë, duke pasur prova dhe duke u pasuruar ato. Duke shkuar tek anëtarët, militantët dhe më gjerë me prova të qarta. Ky debat nuk bëhet fare, por thuhet duhet të iki sepse na prish marrëdhëniet me SHBA. Këtu ka një kontradiksion dhe shqiptarët nuk janë budallenj. Mendimi im është se Berisha nuk është hequr për korrupsion. Nëse do të kishte vërtet problem për korrupsion…zonja Kim nuk shqetësohet fare , siç nuk shqetësohet të shkojë tek oligarkët me të cilët ka bashkëpunuar deri dje Berisha dhe akuzoheshin nga Rama për korrupsion”, tha Lubonja.

I ndalur tek deklaratat e fundit të kreut të PD Lulzim Basha dhe sekretarit të PD-së Gazment Bardhi, Lubonja tha se çështja e statutit ka filluar me kryedemokratit Basha i cili sipas tij ka bërë një shkelje, pasi me vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk pyeti apo konsultua me asnjë anëtar.

“U fol shumë për statutin…E gjithë kjo histori ka filluar nga një shkelje statuti nga Lulzim Basha. Më thoni mbi çfarë statuti një kryetar partie merr një vendim me kokën e tij se i thotë ambasadorja amerikane dhe nuk pyet asnjë anëtar, asnjë njëri. Si mund ti besoj Bashës që merr vendime të tilla se ky nuk është një Berishë numër dy , duke marrë vendime të tilla. Këtu kemi një grup njerëzish që kanë kapur karriget dhe rrinë aty , jo duke shkuar tek populli demokrat, por janë disa një njerëz që marrin një vendim vetëm se e thonë amerikanët”, tha më tej Lubonja.

Flash News

News24 Livestream