Home > SHQIPËRIA

“BE ndërpreu 28 mln euro për Portin e Durrësit, kompania gjermane u ra sirenave”, Berisha sulmon Ramën: Ai sheh ëndrra me hotele luksoze. Do përpiqet të na ndalojë, por…

“BE ndërpreu 28 mln euro për Portin e Durrësit, kompania

Kreu i PD, Sali Berisha ka theksuar sot se më 6 dhjetor, ditë kur do të mbahet në Tiranë Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, opozita do të jetë në protestë.

Ai vuri në dukje disa nga ato të cilat i konsideroi skandale, teksa u ndal në Portin e Durrësit duke thënë se BE ndërpreu 28 mln euro për këtë port, e ndërsa kompania gjermane “me kontratë 35 vjeçare u ra sirenave sot”, por sipas tij kryeministri Edi Rama sheh ëndrra me pallate dhe hotee luksoze.

BE i ndërpreu 28 mln euro për Portin e Durrësit, kompania gjermane me kontratë 35 vjeçare u ra sirenave sot. Ky pyet ky?! Ky është i çmendur pas pasurimit të tij, sheh ëndrra, pallate, hotele luksoze. Këto janë përgjegjësitë tona, shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër, të paktën ia dolëm të jemi opozitë e vërtetë se për ndryshe aksione te turpit në histori të Portit të Durrësit do na kishin mbuluar me turpin e historisë ne, por jemi të lirë dhe do bëjmë gjithçka që vendi ynë të riktheje vlerat europiane. Ndaj kjo protestë është mesazhi ynë për vlerat europiane, kështu që shpresoj dhe besoj se anëtarë, simpatizantë të PD, do bëjnë gjithçka që ajo ditë të jetë dita e suksesit të madh me mesazhin për BE. Këtu u bënë përpjekje për të zhdukur opozitën. Opozita duhet të ekzistojë, është në të drejtën e një populli për të pasur demokraci dhe alternativë. Do e vazhdojmë këtë betejë deri në fitore, kur themi jemi në betejë, do të thotë jemi të nisur drejt fitores. Asgjë në botë nuk mund të pengojë protestën tonë. Asnjë të mos mendojë se do na nxjerrë pengesën më të vogël. Do bëjmë gjithçka për të hapur dyert për miqtë tanë nga gjithë Shqipëria, Rama i gatshëm të pengojë atë protestë por ajo do ketë jehonë botërore. 1 mijë gazetarë europianë do jenë në Tiranë atë ditë dhe është një mundësi për të treguar se vërtetë jemi në gomone, por ka të tjerë që kanë një thirrje”, tha Berisha.

Flash News

News24 Livestream