Home > SHQIPËRIA

“Cherchez la femme”/ “Kërkoni femrën”, shkarkimi i Gledis Nanos, Berisha: Mundët që disa probleme të Ballukut…

 

“Cherchez la femme”/ “Kërkoni femrën”,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmendi edhe zv,kryeministren Belinda Balluku si shkaktare të shkarkimit nga detyra drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano.

Sali Berisha: Largimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në 30 vite, është një nga aktet më mafioze të shtetit sepse Gledis Nano ishte një polic, një komisar i gjeneratës së re, emri i të cilit nuk figuronte në 130 narkokomisarët e raportit të Shërbimit Informativ.

Nuk kam pasur asnjë iluzion se do ishte i suksesshëm,7 por nuk kisha informacion për lidhjet e tij me grupe kriminale.

Mungesa e këtyre lidhjeve, ishte diçka pozitive në vlerësimin tim. Pra ndjehej më i lirë për të përmbushur detyrat.

Ai u përball me këto probleme.

Problemi kryesor, u përball me ministrin që donte me çdo kusht, këshilltarin e tij të shkarkuar për lidhje me drogën nga ministra socialistë, i larguar për në Gjermani, i njohur si një nga arkitektët e përhapjes së drogës, Aranit Arapi, ai nuk i hapi rrugën atij.

Së dyti, doli jahti me vela plot drogë.

Ju e keni parasysh reagimin e Çuçit, kur e lidha me shoqatën e skafistëve, tha se ishte i shoqatës së velistëve. Pak ditë mbrapa një velist plot drogë u kap në Itali.

Se çfarë bën ministri në shoqatën e velave, se ku e gjeti këtë pasion kaq të madh për velat? Drogë është pasioni.

Por ky pati edhe një çështje të madhe me Edi Ramën. Kjo ishte çështja e call center. Aty doli emri i Edi Ramës. Është një hetim gjerman në dijeninë time.

Së fundmi, siç është fjala: “Cherchez la femme”/ “Kërkoni femrën”, del që përveç këtyre që thashë, munden edhe ca probleme të zonjës Balluku. Probleme të këtyre linjave, jo të tjera. Të gjitha këto bënë që ai të largohet si agjent i imperializmit amerikan.

Flash News

News24 Livestream