Home > SHQIPËRIA

Dalin pamjet nga aksioni në Fier/ Momenti kur policia blindon zonën, dhjetëra thasë me pleh kimik ku dyshohet se është fshehur droga e nisur nga Kolumbia

Dalin pamjet nga aksioni në Fier/ Momenti kur policia blindon zonën,

Këto janë pamjet që ka siguruar BalkanWeb dhe News24  nga operacioni  zhvilluar në Fratall të Fierit, ku dyshohet se në thasët me pleh kimik fshihet drogë e ardhura nga Kolumbia.

Sikundër raportoi edhe më herët gazetari Igli Çelmeta, deri më tani dyshohet se janë arrestuar rreth 15 persona, 2 prej tyre nga kolumbianë që përpunonin drogën.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me policinë malazeze, DEA, SPAK dhe policia shqiptare prej mbi tre muajsh, duke e mbajtur në vëzhgim.

Sakaq droga dyshohet se ka ardhur nga Kolumbia dhe bëhet fjalë për 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë e kapur në Fier dhe po ashtu edhe në portin e Tivarit u kap rreth 400 kg pleh kimik i përzier me kokainë.

Flash News

News24 Livestream