Home > SHQIPËRIA

Dy kate plot me kanabis dhe arsenal armësh i fshehur në mur, kush janë dy vëllezërit trafikantë, dyshohet se grupe kriminale kanë…

Dy kate plot me kanabis dhe arsenal armësh i fshehur në mur, kush

Një “shtëpi bari” dhe një arsenal me armë i fshehur në një mur të dyfishtë, është zbuluar në Shijak. Policia ka bërë me dije se një banesë katër kate, në pronësi të dy vëllezërve nga Shijaku, ishte përshtatur për të kultivuar lëndë narkotike, përkatësisht dy katet e fundit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Po ashtu brenda një muri të dyfishtë, ishin fshehur një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak.

Në pranga ka rënë një 46-vjeçar, Fredi Krasniqi,  ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Selman Krasniqi, 43 vjeç, i cili rezulton se ka precedent të mëparshëm kriminal.

Nga hetimet e kryera deri tani, si dhe bazuar në inteligjencën informative, dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient (banesë), mund të jenë fshehur nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Po nga hetimet, dyshohet se edhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Jam sot këtu, me Zv/drejtorin e Policisë së qarkut, për Hetimin e Krimeve dhe me shefin e Komisariatit të Policisë Shijak, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “Krahët e krimit”.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar nga Policia e Shtetit, me fokus mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave dhe në terrene të hapura, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë zhvilluar operacione kontrolli, në terren, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Në përmbushje të detyrave të përcaktuara në këtë plan masash dhe në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara më parë, bazuar në inteligjencën informative, se në një ambient (banesë), në fshatin Sallmone, Shijak, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave dhe se mbahej i fshehur një arsenal armësh, i poseduar nga grupe kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shijak, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacionin policor të koduar “Krahët e krimit”.

Si rezultat i këtij megaoperacioni, në fshatin Sallmone, u zbulua ambient (banesë 4-katëshe) i dyshuar në pronësi të vëllezërve F. K. dhe S. K.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se kati i tretë dhe i katërt i kësaj banese, ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Krahët e krimit”, bazuar në inteligjencën informative, se në këtë banesë mbahej i fshehur edhe një arsenal armësh, është ushtruar kontroll i imtësishëm në të gjitha ambientet e kësaj banese.

Si rezultat, në një ambient me mur të dyfishtë, në këtë banesë, është gjetur i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 46 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi S. K., 43 vjeç, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Nga hetimet e kryera deri tani, si dhe bazuar në inteligjencën informative, dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient (banesë), mund të jenë fshehur nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Po nga hetimet, dyshohet se edhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Durrës, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për të dokumentuar me prova ligjore, autorësinë e vërtetë të pronësisë dhe të posedimit të armëve të zjarrit, si dhe të financimit të kultivimit të bimëve narkotike, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar me zero tolerancë, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë ligjzbatuese dhe me aleatin e saj kryesor, qytetarët.

Në këtë kuadër, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast paligjshmërie, si dhe të mbështetin edhe më shumë Policinë në punën e saj, me qëllim që bashkërisht të ndërtojmë një ambient sa më të sigurtë.

Flash News

News24 Livestream