Home > SHQIPËRIA

“E marrin 2 dhe e shesin 100 mijë”, Hoxha: Ja si shqiptarët kapën linjën e kokainës së Dubait, Kasapi: Po vriten se duan të drejtojnë vetëm

“E marrin 2 dhe e shesin 100 mijë”, Hoxha: Ja si

Në emisionin “Open” në News24 teksa diskutohet për trafikun e kokainës dhe rolin e shqiptarëve në transportin e lëndës së parë në Europë, gazetari Poli Hoxha zbuloi detaje sesi grupet kriminale nga vendi ynë po kontrollojnë trafikun nga Amerika Latine, drejt vendeve të pasura të Lindjes si Dubai.

Ndërkohë, gazetari i kronikës Juli Kasapi sqaroi se shqiptarët po vriten në Amerikën Latin pasi duan ta drejtojnë trafikun e kokainës të vetëm, por grupet kriminale sipas tij duhet të bashkëpunojnë që të mbijetojnë.

Eni Vasili: Personazhet e dy ngjarjeve të fundit që janë ngjarje me tonalata kokaine. A jemi të sigurt që janë emisarë se Poli Hoxha thotë se janë organizata të mire strukturuara?!

Jul Kasapi: Më vjen keq sesi persona që janë në burg në Shqipëri mitizohen në Shqipëri sepse ata janë në burg. Në Ekuador është shumë e brishtë drejtësia dhe mund ta blesh lirinë.

Eni Vasili: Po thoni ju që ata nuk janë kapo?

Jul Kasapi: po sigurisht që nuk janë të tillë. Kreu i një grupi kriminal nuk qëndron në burg sidomos në Ekuador.

Poli Hoxha: Kupola e organizatave janë në Europë, kryesisht Spanjë, Holandë. Por këta që të mbyllin ciklin duke u rritur, se ekspasioni ka qenë shumë i shpejtë se kanë qenë shpërndarës, shoferë transportues por guximi i nxori para dhe thanë pse mos ta bëjmë vetë. Dhe këta çuan njerëz atje. A ju kujtohet operacioni “Kokaina” i Eugenit që kishin lënë peng atje.

Glidona Daci: Lënë pengun në rast se ti nuk paguan paratë ose nuk çon mallin në destinacion.

Poli Hoxha: Këta lënë njerëz aty, emisarë. E marrin me dy mijë dollarë dhe sa vjen në Europë me 100 mijë. Tani ka një rritje të çmimit dhe kërkesës në Europë dhe tani vendet e Lindjes së Mesme, si Dubai që janë zhvilluar shumë kanë një kërkesë të jashtëzakonshme dhe këtë linjë e kanë marrë përsipër shqiptarët. Atje janë zhvendosur shumë emra të rëndësishëm të botës së krimit. Linjën  nga Amerika Latine, në Europë dhe më pas në Lindjen e Mesme po e kontrollojnë shqiptarët.

Jul Kasapi: Duke jetuar për një kohë të gjatë krijohen kontakte. Problemi me shqiptarët është se mendojnë që mund të drejtojnë vetëm. Por organizatat i bëjnë ndere njëri tjetrit. Ndaj dëgjojmë shumë shqiptarë të vrarë.

Flash News

News24 Livestream