Home > SHQIPËRIA

Gara për kreun e SPAK/ “Mos manipuloni procesin!”, gazetarja për deklaratën e Yuri Kim: Dha një mesazh të drejtpërdrejtë. Ata që kanë nisur fushatën pas perdeve…

Gara për kreun e SPAK/ “Mos manipuloni procesin!”, gazetarja

Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim që pak ditë më parë bëri thirrje për mos manipulim të procesit.

E ftuar në studio, gazetarja Anila Hoxha u shpreh se ambasadorja Kim ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata që kanë nisur një fushatë pas perdes për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.

“Ambasadorja ka një mesazh të drejtpërdrejt edhe pse flet me gjuhë diplomatike, për ata që kanë nisur fushatën pas perdeve për të preferuarit e tyre.

Përpjekjet për mesazhet, kishin vetëm një qëllim, kanosjen e një gjyqtareje të shkallës së parë.

Kim zhvilloi takime në atë kohë por ishte e qartë që gjyqtarja ishte kërcënuar. perdja u hap disa ditë pasi Kim po zhvillonte takime, më pas doli hapur në një konferencë të GJKL ku foli qartë dhe fort ndaj atyre që nuk ndëshkohen. E njeta po ndodh edhe tani, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk e ka ndarë datën për të dëgjuar kandidatët. E sigurt është nëse kujtojmë garën për mandatin e parë, pati një ndeshje të fortë por ligji u përpilua i tillë që zgjidhet në bazë të votave nga anëtarët. KLP ka 11 anëtarë.

Në zgjedhjet e 2012 për kreun e SPAK kujtoni luftën që nuk u zhvillua hapur. Për një nga kandidatët vërshoi një foto e tij me Ulsi Manjën dhe kjo edhe pse ishte kandidat i mbështetur nga amerikanët, u përdor dhe u pa që ishte një luftë prapa skene që e dogjën Altin Dumanin. Ai kthehet sërish në garë me Edvin Kundilin dhe kandidatin tjetër.

Nuk mund të them konkretisht se cilës anë të politikës ose jo i drejtohet ambasadorja Kim në deklaratat e saj”, tha ajo.

Flash News

News24 Livestream