Në ‘Audi’ me 2 kg hashash, si ranë në prangat e policisë italiane dy të rinjtë shqiptarë

Policia italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë pasi u kapën me drogë. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët u kapën në një makinë teksa kishin fshehur brenda saj dy kg hashash.
Ditët e fundit, një patrullë e nënseksionit Battifolle ka ndaluar një ‘Audi’ me targa italiane dhe dy të rinj në bord për një kontroll përgjatë karrexhatës veriore të A1.
Të dy, rreth të tridhjetave, të lindur në Shqipëri, por me banim prej vitesh në Savona, nuk kanë dhënë shpjegime bindëse për policët e Arezzo-s në lidhje me arsyet e udhëtimit të tyre dhe ndaj tyre u bë një kontroll.
Në pamje të parë gjithçka dukej në rregull, por pas kontrolleve të imtësishme u konstatua se në tapicerinë e sediljes së pasagjerit u gjet sasia e drogës, e cila nëse do të dilte për shitje në treg kapte shifrën e 50.000 eurove.
Tashmë shqiptarët ndodhen në burgun e San Benedetto-s.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:09 / Ilir Meta: Korça e meriton të jetë në ballë të ndryshimit
21:08 / Ilir Meta: Mbështetje për kandidaten Ledina Alolli
21:07 / Tedi Blushi: Takimi, për t'i shprehur mbështetjen më të fortë
21:06 / Ilir Meta: Korça e meriton të jetë në ballë të ndryshimit
21:06 / Ilir Meta: Mbështetje për kandidaten Ledina Alolli
21:06 / Tedi Blushi: Takimi, për t'i shprehur mbështetjen më të fortë