Home > SHQIPËRIA

“’Politika në grupin e fjalëve të pista e politikanët njerëzit më të mallkuar”, Fjalimi ndryshe i Ramës në 30 vjetorin e FRESSH: Shkelet me këmbë papushim, por…

“’Politika në grupin e fjalëve të pista e

Me një fjalim ndryshe i është drejtuar kryeministri Rama, të rinjve të FRESSH në 30 vjetorin e tij, ndërsa ka marë në analizë, fjalën ‘politikë’, për të cilën u shpreh se ka hyrë në histori si një fjalë e pistë,

“ Duke menduar se për ju është një sforco e vecantë që ditën e shtunë me këtë diell me ata që keni në krah, me të tjerë që mund ti shihni e thoni kur mund ta bëjmë një takim, të dëgjoni fjalime është mbase e tepërt. Mua m’u duk e udhëz të bëj sot një fjalë ndryshe nga ato që keni dëgjuar dhe të merrem me politikën si fjalë e urryer për shumë kënd në kohët që jetojnë, e shkarravitur, sa në asnjë kohë tjetër, si asnjë fjalë tjetër, mes fjalëve më të këqia. Falë edhe një mundësie krejt të panjohur deri sa kohë më parë, që kjo kohë ua dha njerëzve për të hyrë në rrjete sociale si në korridore metroje ku lënë zhgarravina.  Fjala politike ka hyrë në grupin e fjalëve të pista, dhe edhe politikanët janë kthyer në një kategori e mallkuar gjerësisht në biseda apo zhgarravitjet spontane në muret e rrjetit të metrosë sociale, aty ku friendsat hynë e dalin pa ndërprerje.

Politika është ajo që shkelet me këmbë papushim, por është mundësia e vetme, për orientim kolektiv që ne njerëzit trashëgojmë nga historia e njerëzimit. Në një nga analizat më të hershme politika lidhet me kërkimin e të mirës. Për artin e politikës Platoni shpjegon edhe mitin e prometeut. Zeusi ngarkoi dy vëllezër të përhapnin fuqitë e mbijetesës. Për këtë Epimeteu iu shpërndau krijesave thonjtë, dhëmbët, por la pas dore njerëzit që mbetën në mëshirën e kafshëve dhe aty hyri në lojë Prometeu, i vodhi zjarrin e dijen e ua dha njerëzve që mund tu rezistonin sulmeve të krijesave të tjera. Por prap se prap njerëzit mbetën të hapërdarë.” u shpreh Rama.

Flash News

News24 Livestream