Home > SHQIPËRIA

Privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”/ “Balla të shkojë në kokërr të burgut për kallëzim të rremë”, Malltezi: Pronat janë kthyer me ligj, s’jam thirrur nga SPAK, por do…

Privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”/ “Balla të

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar çështja e hetimeve të SPAK për procesin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, që u kthye në vëmendje pas thirrjes në cilësinë e deklaruesit të kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Zërat janë që në SPAK do të thirret edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, i cili nga studio kërkoi që kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, i cili ka bërë padinë, duhet të dërgohet në burg për kallëzim të rremë.

Malltezi gjithashtu deklaroi se deri më sot nuk është thirrur nga SPAK, por nëse diçka e tillë do të ndodhte ai do të paraqitej pa asnjë dyshim.

Malltezi: E para unë tani po e marra vesh ça neni qenka por sa për atë punë ndihem ok se Edi Rama na kontrollon çdo 6 muaj për këtë nen. Dosja vërtetë është iniciauar nga Taulant Balla por ai është gjetur fajtor për shpifje. Sot shumë nga fletushkat e majta kanë paraqitur një dokument të Jakomonit dhe unë e gjeta këtë dokument, por e bukura është se dalin 9 familje të tjera që s’kanë lidhje me këto 5 familjet që janë këtu.

Është bërë publik një dokument, kyç është quajtur nga kallëzuesi. Taulant Balla ka thënë se për ato që ju keni privatizuar jeni shpronësuar dhe njëherë si pronar.

Malltezi: Jo është gënjeshtër. Taulant Balla nuk e paraqiti dot dhe u gjet fajtor për shpifje. Këtu siç e shihni në dokument ka 9 emra të tjerë. Figuron Adem Xhepa dhe Qorraliu, por nuk rezulton Begeja. Flasim për objektet në pjesën veriore të fushës së aeroplanëve.

Këtu kemi të bëjmë me proces kthimi të pronës. Kur shteti komunist dhe hajdut ia kishte marrë pronën pronarit, është i detyruar t’ia kthejë mbrapsht. Kam këtu dokuemnta të 96 që njeh dhe kthen pronën pjesërisht për familjen Begeja. Kam të familjes Llagami dhe të familjes Saliaga. Zoti Balla, mos të merremi me një shpifës. Le të vazhdojë hetimi në SPAK.

Ka një hetim në SPAK. A jeni thirrur dhe a do shkoni?

Malltezi: E para unë s’jam thirrur në SPAK. Pa dyshim do shkoj. SPAK të mos ketë frikë të çojë zotin Balla në burg për kallëzim të rremë. Balla thotë kjo është tokë e shpronësuar, ne kemi regjistrin hipotekor që vërteton vazhdimësi prone.

Ju nuk dini që 200 e ca prona të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes janë privatizuar?

Malltezi: Jo moj zonjë ia kthen ligji pronën pronarit. Dhe ne as 1/10 e pronës nuk na është kthyer.

Flash News

News24 Livestream