Home > SHQIPËRIA

“Qëllimi dhe efekti i keq”, Lubonja për privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’: S’bëhet fjalë për Malltezin, por për Berishën që kërcënohet nga SPAK me burg!

“Qëllimi dhe efekti i keq”, Lubonja për privatizimin e

Analisti Fatos Lubonja teksa komentoi debatin që ka krijuar hetimet e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, pohoi se kjo është një betejë ndaj Berishës.

Ai pohoi në ‘Open’ se qëllimi dhe efekti i kësaj çështjes është i keq, pasi tentohet eliminimi i opozitës.

“Erdha për të folur për një gjë që ky rast, e marrim sikur është ashtu. Pasi këtu problemi është perceptimi publik. Në këtë rast nuk e di që kush ka marrë pushtetin, ka abuzuar me pushtetin, për të bërë favore, apo ndryshime ligjesh, kjo është e padiskutueshme, E kanë bërë të gjithë. E kanë bërë dhe në kohën e Berishës. Kjo ngjarje duhet parë në tre plane. Njëri plan është plani; është e vërtetë apo jo akuza e Ballës. Cili është qëllimi që bëhet ky denoncim? Cila është e mira? E mira ka dy koncepte për të mirën. E mora përcaktohet nga qëllimi se pse e bën. Në këtë rast po luftohet. Nëse e mira është në interes të publikut, por nëse bëhet për të eliminuar kundërshtarin politik, nuk është e mirë. E treta ka të bëjë me efikasitetin. Ka shumë shqiptarë që thonë; ‘po mirë po tja bëjnë Sali Berishës, apo Ilir Metës. Ti dënojnë se kanë bërë korrupsion.’. Disa thonë; të mësojnë dhe të tjerët. Në këto dy plane ku po eliminojë këto dy çështjes, dhe po e marr të mirëqenë se Berisha ka bërë favore, është fajtor, unë mendoj që dy planet e tjera janë problematike. Qëllimi është i keq, por dhe ajo që thonë në pjesë; ore ça rëndësie ka qëllimi, rëndësi ka që të dënohen. Dhe efekti që prodhon është i keq. Pasi këtë nuk po bëjmë fjalë për Malltezin, por për Berishën. Ai po kërcënohet nga SPAK për t’u futur në burg. Efekti është i keq, pasi është më i dëmshëm eliminimi i lidershipit të opozitës. Unë e prezumoj fajtor Berishën, pasi e fajësoj se ka bërë disa gjëra. S’e prova nuk kam. Pse po goditen sot këta të opozitës? Qëllimi është i keq.”, tha Lubonja.

Flash News

News24 Livestream