“Është konfirmuar, ka nisur fushatën”, deputetja e PS zbulon se kush do të kandidojë për bashkinë e Durrësit

Emiriana Sako do të rikandidojë nën siglën e Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit. Kështu deklaroi deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu.
Kjo e fundit në një intervistë për Euroneës pohoi se Sako, ka filluar dhe fushatën duke mbajtur takime me qytetarët.
“Unë e di që ne e kemi kandidatin për Durrësin. Ne e kemi filluar punën prej kohësh. Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako. Patjetër që është e konfirmuar! Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit. Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët. E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi kryetarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët.”, tha Spahiu.
Artikuj të tjerë:
Flash News
02:00 / Japonia forcon sanksionet ndaj Rusisë pas sulmeve
01:36 / Helena Kadare: Ardhja në Shqipëri na e ka zbukuruar jetën
01:35 / Helena Kadare: Marrëdhënia jonë, ndryshe nga raporti burrë-grua
01:34 / Helena Kadare: Sot ka qenë një ditë me shumë urime
01:33 / Helena Kadare mesazh për 87-vjetorin e Ismail Kadaresë
01:32 / Alda Bardhyli: Letërsia e Kadaresë ka brenda modernizmin