Home > SHQIPËRIA

VIDEO/ Zbuloi planin për helmimin e të penduarit të drejtësi, polici i burgut të Drenovës pa mbrojtje: Më kërcënohet jeta, shteti të më ndihmojë

VIDEO/ Zbuloi planin për helmimin e të penduarit të

Ky është Emiljano Peleshko, ish-punonjës në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, i cili bashkëpunoi me SPAK dhe zbuloi një tentativë për të helmuar në qeli të penduarin e drejtësisë Luftar Reci, që rrëfeu vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliut ngjarje të ndodhura në 2005.

Nga një vend i Bashkimit Europian ku ndodhet prej muajsh, ai tregon Elton Goskova i njohur me nofkën Reqi i ofroi 100 mijë euro që të helmonte të penduarin, por ai refuzoi dhe trokiti në dyert e SPAK.

“Kam takuar Reqin në Korçë, i cili është për momentin në burg në Tiranë, duke me thënë Reqi, si mund ta heqim qafe atë malokun. Të ofrojmë 100 mijë euro që ta helmosh. 10 mijë ti japim ne dorë, 90 kur të mbarosh punë.”, theksoi Peleshko.

Ish-polici i burgut tregon se Reqi bashkë me miqtë e tij e e morën me forcë në makinë kërcënuan me jetë nëse nuk helmonte të penduarin.

“Duke ikur rrugës personi që është në kërkim, i thoshte Reqit a ta vrasim a ta heqim qafe ta hedhim në kosh plehrash? 150 metër afër burgut më kanë dhënë shishen me helm, dhe më kanë thënë kryejë helmimin, ose përndryshe do të vrasim.”, tha Emiljano Peleshko.

Por ndërsa priste të merrej në mbrojtje, kjo mundësi atij nuk iu afrua, por u la në mëshirë të fatit….

“Mbrojtje nuk më kanë dhënë. E kam kontaktuar oficerin e SPAK, kam komunikuar me mesazhe. Me kanë thënë që emri nuk do të nxirrej. Kam kërkuar urdhër mbrojtje, por ai kthente përgjigje dhe më thoshte, mos ki frikë se nuk të vret njeri.”, pohoi Peleshko.

Ai kontaktoi me News 24 përmes skype, nga vendi, ku ndodhet aktualisht dhe ka kërkuar azil, me argumentin se jeta e tij në Shqipëri është e rrezikuar, por kërkesa i është refuzuar, pasi policia shqiptare ka garantuar përmes një shkrese se vendi unë është i sigurt. Gjendur në këto kushte, ai kërkon ndihmë nga Prokuroria e Posaçme.

“Kërkoj nga shteti shqiptar që për bashkëpunimin që kam bërë unë, nëse nuk më mbron dot në vendin tim, lë të bëjnë veprimet e tyre dhe të më çojnë ku të duan ata”, tha Emiljano Peleshko.

Për vrasjen e Vajdin Lamaj SPAK akuzon Emiljanoi Shullazin, Viktor Imerin, Indrit Rusin, ndërsa për ekzekutimin e Klodian Saliut nen akuzë janë Luzlim Berisha e Plarent Dervishaj.

 

Flash News

News24 Livestream