Vrasja e 4 protestuesve në 21 janar/ “I druheni një arrestimi nga SPAK?”, Berisha: Unë jam pa imunitet, por…

Kreu i PD, Sali Berisha, është pyetur sot nga gazetarët lidhur me kallëzimin e bërë nga Ulsi Manja në SPAK për vrasjen e katër protestuesve të “21 janarit”.
Berisha tha se nuk dëshiron që të merret me “budallaqet” e Manjës, ndërsa tha se nuk i druhet një arrestimi nga SPAK, pasi tha se ai është pa imunitet.
“A ka mundësi të qëndrojmë tek çështja kryesore dhe mos merremi me budallaqet e Ulsiu, bodigard i Ramës. A ja vlen të merremi me të? Njeriu përgjegjës për ngjarjen është Rama. Nuk kam unë asnjë lloj… unë jam njeri pa imunitet siç e dini…. Pyetjet duhet të ishin për këtë çështje, si mundet media të heshtin para këtij superskandali?!”, tha Berisha, duke iu referuar arrestimit të zyrtarit të FBI, i njohur si mik i Ramës.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:10 / Vlorë, 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore
21:09 / Vlorë, 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore
21:09 / Skafi pësoi defekt, Policia Kufitare Vlorë shpëton 4 shtetas
20:01 / Fier, u shoqërua nga policia 29-vjeçari me iniciale R.Ç.
20:00 / Fier, goditi 40-vjeçarin me sende të forta, shoqërohet 29-vjeçari
19:14 / Çeki, ish-shefi i ushtrisë Petr Pavel fiton zgjedhjet presidenciale